Ish udhëheqëses së Mianmarit i shtohen edhe 4 vite burg

TË FUNDIT

Ish liderja e Mianmar, Aung San Suu Kyi, dënohet me 4 vite burg në gjykimin me akuzat për importimin edhe posedimin e radio marrësve në mënyrë të paligjshme. Për Aung San Suu Kyi që u rrëzua më 1 shkurt 2021 me një grusht shteti ushtarak, u njoftua vendimi i dytë për një seri çështjesh që ajo gjykohet.

Gjykata në kryeqytetin Nepido, dënoi me 4 vite burg 76 vjeçaren Suu Kyi e cila u gjet fajtore për posedimin dhe importimin e radio marrësve duke shkelur procedurat zyrtare.

Suu Kyi në vendimin e parë në të cilën ajo gjykohet për 11 akuza të ndryshme, u dënua më 6 dhjetor me 4 vite burg për nxitje të popullit në rebelim dhe shkeljen e kufizimeve të COVID-19.