Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e Vladimir Atanasovskit sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdoi gjykimi për organizatorët e ngjarjeve më 27 prill 2017.
I pari u dëgjua dëshmitari Marko Zvërlevski, ish prokuror publik shtetëror, i cili në pyetje të mbrojtjes tha se i njeh të pandehurit.
“Me Vladimir Atanasovskin jam takuar vetëm zyrtarisht, por saktësisht kur nuk e mbaj mend. Arsyeja e takimit ishte zyrtare, përderisa i pandehuri ishte drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Financiare. Unë nuk kam pasur një takim tjetër të veçantë, as privat dhe as zyrtar”, tha Zvërlevski.
Para dëgjimit të dëshmitarit të dytë, gjykata, me kërkesë të mbrojtjes e përjashtoi opinionin, sepse bëhet fjalë për një ish-punonjës në DSK.
Ky rast është në procedurë dëshmie dhe e udhëheq gjykatësi, Ilija Tërpkovi, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Vilma Ruskovska.
Seanca e radhës është caktuar për 18 mars.
Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si edhe ish-drejtori i DSK, Vlladimir Atanasovski.
Ata akuzohen për veprën penale “rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe të sigurisë”.
