Ish-presidenti shqiptar dhe lider i Partisë opozitare të Lirisë, Ilir Meta, mbeta në burg, pasi që Gjykata supreme e hodhi poshtë kërkesën për shqiptim të masave më të buta.
Ilir Meta kërkoi në shkallën e tretë të gjyqësorit prishje të vendimit të datës 17 korrik të këtij viti të Gjykatës së Apelit, që e la në burg, duke pretenduar se tashmë për të janë mbyllur hetimet dhe nuk ka se si ti prishë provat e SPAK. Por pavarëisht kësaj, trupa gjykuese e kryesuar nga Albana Boksi dhe me anëtarë Sokol Binaj dhe Medi Bici, nuk e pranuan rekursin e Metës, duke e lënë në qeli. Kjo ëhstë hera e dytë që Gjykata e Lartë I rrëzon rekurset Ilir Metës.
Prej një viti, ish presidenti Meta , mbahet në paraburgim, pas arrestimit nga SPAK si I dyshuar për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. Organi I akuzës, mbylli hetimet, për Ilir Metën bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe personave të tjerë të lidhur me ta, më 28 korrik të këtij viti, për tre cështje, atë të aferës CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.