Pesë persona u vranë sot në një Shtëpinë të të Moshuarve në Daruvar të Kroacisë. Një burrë ka hyrë në Shtëpinë e të Moshuarve ka nisur të qëllojë.
Pesë persona humbën jetën në vendin e ngjarjes ndërsa disa të tjerë u plagosën.
Pas sulmit, i dyshuari për vrasjet ka ikur, por policia ka arritur që ta kap shumë shpejt. Nga policia bëjnë me dije se rreth orës 10:10 kanë marrë njoftim se një person mashkull duke përdorur armë zjarri ka vrarë dhe plagosur disa persona në një shtëpi për të moshuar.
I dyshuari për vrasjen është një polic ushtarak në pension, 51-vjeçari Kreshimir Pahoki nga Donji Daruvar. Nëna e tij ishte banore e shtëpisë.
Pahoki është një oficer i policisë ushtarake në pension. Në vitin 1996, Franjo Tuxhman i akordoi atij Memorialin e Mirënjohjes së Atdheut, i cili u jepet qytetarëve kroatë për shërbimin e nderuar dhe shembullor.
Pas sulmit me armë, ai u largua me vrap, por policia e arrestoi pranë një kafeneje. Ai dyshohet se ka vrarë nënën, banorët dhe punonjësit e shtëpisë.
