Ish-kryeministri i Skocisë vdes papritur në Ohër

TË FUNDIT

Politikani i njohur britanik Alex Salmond, ish-kryeministër i Skocisë sot humbi ndjenjat dhe vdiq nga ataku kardiak në një event në Maqedoninë e Veriut. Ai ishte 69 vjeç.

Ish-lideri skocez pro-pavarësi shihet në qendër të grupi politikanësh pas fjalimit të tij në Forumin Kulturor Diplomatik në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai shihet i buzëqeshur pranë kryetares së partisë së tij Tasmina Ahmed-Sheikh, teksa më herët kishte postuar në rrjet komentin: “Skocia është një shtet, jo një konte e Britanisë”.

Kryeministri britanik ashtu si dhe kryeministri aktual i Skocisë John Sëinney, thanë se ishin “të shokuar e të trishtuar nga lajmi”.

Salmond kishte drejtuar partinë nacionaliste skoceze nga viti 1990 deri në 2000, dhe më pas përsëri nga 2004 deri në 2014. Më pas ai u detyrua të hiqte dorë pas disa akuzave për ngacmim seksual, nga të cilat më vonë rezultoi i pafajshëm.

Alex Salmond konsiderohet si mentori i lideres skoceze Nicola Sturgeon që dominoi politikën rajonale për një dekadë pas dorëheqjes së tij.

Sjkaqet e vdekjes se paparitur ende nuk behet te ditura.

Kryeministri britanik Keir Starmer thoshte sot në homazhet e tij për politikanin: “Figurë monumentale e politikës së Skocisë dhe Britanisë. Lë pas një trashëgimi të madhe”.