Ish deputetja e VMRO-DPMNE-së Rangellova lirohet nga akuza, Fatime Fetai tërheqë padinë

TË FUNDIT

Në fjalët përfundimtare, prokurorja Fatime Fetai ka tërhequr akuzën kundër Daniella Rangellova-ish deputete e VMRO-DPMNE-së për rastin “Dhuna në Qendër”. Përveç për Rangellovën, padia u tërhoq edhe për Milan Andonovski dhe Borce Bogdanovski.

Për lëndën Dhuna në Qendër mbetën të akuzuar ish kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, Mila Janakievski si dhe Aleksandar Trajkovski i cili e vizitoi Gruevskin në Hungari nën arsyetimin se ka qëndruar në Hungari për shërim.

Seanca e parë për këtë lëndë u mbajt më 12 dhjetor të vitit 2016, gjykimi për këtë rast zgjat tre vjet ndërsa dy herë filloi nga fillimi.