Isa Mustafa emëron Ministrin për Komunitete dhe Kthim

TË FUNDIT

Kambineti Qeveritar njoftoi se Dalibro Jevtiqi nga Lista Serbe, është emëruar sot në postin e Ministrit për Komunitete dhe Kthim nga kryeministri Isa Mustafa.

Lista Serbe ka njoftuar Kryeministrin se do të kthehet aktivisht në Parlament dhe në Qeveri nga  e hëna.

Dje Mustafa ka pritur në zyrën e tij edhe katër kryetarët e komunave të veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore, ku janë harmonizuar qëndrimet që këto komuna të miratojnë buxhetet e tyre, në përputhje me ligjet e Kosovës, thuhet në njoftim. / 21MEDIA