Irlanda paralajmëron dalje nga karantina

TË FUNDIT

Irlanda me siguri mes prillit dhe qershorit gradualisht do të dalë nga “lokdaun”-i i ashpër, deklaroi zëvendëskryeministri irlandez Leo Varadkar.

Mediat britanike transmetojnë se Varadkar pret që turizmi vendor dhe hotelieria të mund të punojnë lirshëm gjatë verës.

“Mendoj se në tremujorin e dytë të vitit, në prill, maj dhe qershor, do të kemi një hapje të ngadalshme, graduale dhe të kujdesshme”, tha Varadkar./MIA