Irani vazhdon sulmet ndaj vendeve të Gjirit, Trump pretendon se negociatat ishin duke vazhduar me Teheranin

TË FUNDIT

Kuvajti dhe Bahreini janë goditur të dyja me sulme të cilat kanë shkaktuar dëme, të martën në mbrëmje dhe deri në mëngjesin e së mërkurës, raporton The Guardian.

Një zjarr ka shpërthyer në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit pasi një dron goditi një rezervuar karburanti, duke e ndaluar përsëri udhëtimin ajror.

Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje, por raportet fillestare thonë se dëmi ishte “i kufizuar”.

Sirena ajrore u dëgjuan mbi Bahrein të mërkurën, ndërsa më shumë raketa dhe dronë iranianë po drejtoheshin drejt tyre. Të martën, një shtetas maroken, i cili ishte punëtor me kontratë për Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), u vra në një sulm me dron në Bahrein dhe pesë anëtarë të ministrisë së Mbrojtjes së EBA-s u plagosën gjithashtu në sulm.

Arabia Saudite ka njoftuar se kishte kapur gjithashtu të paktën katër dronë gjatë natës.

Shtetet e Gjirit ishin përpjekur shumë shumë për të parandaluar Trumpin që të shpallte luftë në Iran dhe ka një zhgënjim në rritje, si ndaj SHBA-së ashtu edhe ndaj Iranit, ndërsa zgjidhja e konfliktit po zvarritet.