Irani pretendon se goditi Aeroportin në Tel Aviv! Izraeli mohon: Baza nuk ekziston që nga viti 2010

TË FUNDIT

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit pretendon se mëngjesin e sotëm ka lëshuar raketa balistike me koka shpërthyese prej një ton drejt aeroportit Ben Gurion në Tel Aviv. Në njoftimin e transmetuar nga mediat iraniane thuhet se raketa është drejtuar ndaj aeroportit Ben Gurion dhe një baze të forcave ajrore izraelite në këtë aeroport.

Izraeli njoftoi se në Forcat Ajrore izraelite nuk ekziston ajo bazë dhe se pretendimi iranian ka të ngjarë t’i referohet Bazës Ajrore 27, ose Bazës Ajrore Lod, e cila dikur ishte pjesë e aeroportit Ben Gurion para se të mbyllej përfundimisht në vitin 2010.

Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite, të gjitha raketat balistike iraniane të lëshuara gjatë natës drejt Izraelit janë interceptuar nga mbrojtja kundërajrore, raporton The Times of Israel.