Irani ka lëshuar urdhërarrest për presidentin amerikan Donald Tramp edhe për 30 persona tjerë, për shkak të dyshimit se janë të përzier në sulmin me fluturake pa pilot në Bagdad, në janar të këtij viti, me ç’rast ishte vrarë gjenerali iranian Kasem Sulejmani.
Irani, gjithashtu kërkoi ndihmë edhe nga Interpoli për arrestimin e të dyshuarve, por mediat vlerësojnë se është pak e besueshme që organizata ndërkombëtare për polici kriminalistike ta pranojë kërkesën e Teheranit.
Prokurori Ali Alkasimer theksoi se personat e përmendur dyshohen për përzierje në sulmin e kryer më 3 janar, në të cilin është vrarë gjenerali Sulejmani, ndërsa janë akuzuar për vrasje dhe terrorizëm, publikoi agjencia shtetërore iraniane IRNA.
Alkasimer nuk i zbuloi emrat e të dyshuarve tjerë, por theksoi se Irani do të vazhdojë në mënyrë gjyqësore ta ndjek Trampin edhe pasiqë t’i mbarojë mandati presidencial./MIA
