Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit dënoi sot sulmet raketore izraelite, duke i quajtur ato “një shkelje të sovranitetit, integritetit territorial të Libanit dhe një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut të kombit të shtypur palestinez”.
Ushtria izraelite kishte njoftuar më parë se kishte sulmuar objektivat që i përkasin Hamasit në Libanin jugor dhe se ka shtuar sulmet në Rripin e Gazës në përgjigje të raketave izraelite nga Libani dhe Palestina.
Reuters kujton se gjuajtja e dhjetëra raketave drejt Izraelit është një shenjë hakmarrjeje ndaj policisë izraelite që bastisi xhaminë Al-Aksa të Jerusalemit dhe dhunoi myslimanët që ishin mbledhur brenda për t’u lutur.
