Irani akuzon SHBA-në për sulme në vendet e Gjirit, Komanda Qendrore e SHBA-së: Gënjeshtër!

TË FUNDIT

Komanda Qendrore e SHBA-së ka mohuar pretendimet e Iranit se SHBA-të kanë ndërtuar dronë të ngjashëm me ata iraninë, për të sulmuar vendet e Gjirit, përcjell TV21. Sipas njoftimeve tyre, forcat iraniane kanë lëshuar mijëra dronë dhe raketa ndaj fqinjëve, duke prekur hotele civile, aeroporte tregtare, komunitete banimi dhe infrastrukturë ekonomike. Autoritetet amerikane thonë se dronët e tyre sulmues synojnë vetëm kapacitetet ushtarake iraniane për të zvogëluar kërcënimet ndaj rajonit.

“Ministri i Jashtëm i regjimit iranian pretendon se Shtetet e Bashkuara po përdorin dronë sulmues njëkahësh për të sulmuar vendet e Gjirit dhe po ia hedhin fajin Iranit. GËNJESHTËR. Forcat iraniane kanë lëshuar mijëra dronë dhe raketa ndaj fqinjëve të tyre, duke sulmuar pa dallim hotele civile, aeroporte tregtare, komunitete banimi dhe infrastrukturë ekonomike. Dronët sulmues të SHBA-së synojnë vetëm kapacitetet ushtarake iraniane për të eliminuar kërcënimet ndaj rajonit. E VËRTETË”, thonë nga Komanda Qendrore e SHBA-së.