iPhone 6c mund të prezantohet në nëntor

TË FUNDIT

Ka spekulime se Apple po e shton fuqinë punëtore që të plotësojë kërkesat, pasi do të merret me procesin e prodhimit të iPhone 6c
Pak javë para hedhjes në treg të iPhone 6S dhe iPhone6S Plus, ka zëra se fati i pasardhësit të iPhone 5c, i quajtur iPhone 6c mbetet i paqartë. Kur Apple e shtoi madhësinë e ekranit vitin e shkuar, nuk dha të dhëna për iPhone 5c. Kjo çoi në spekulime se Apple po ruante një përditësim për pajisjen 4 inç për vitin e ardhshëm.

Që prej asaj kohe, ka pasur shumë spekulime, por një medie kineze raportoi se Apple do ta lançojë një pajisje më të vogël iPhone 6c në nëntor.

Ka spekulime se Apple po e shton fuqinë punëtore në mënyrë që të plotësojë kërkesat, pasi do të merret me gjithë procesin e prodhimit të iPhone 6c. Kompania do të trajtojë 60 përqind të prodhimit të iPhone 6S, ndërsa prodhimi iPhone 6S Plus do të trajtohet tërësisht nga Foxconn.