Inzaghi e nis me fitore aventurën e tij në Inter

TË FUNDIT

Trajneri i ri i Interit Simone Inzaghi e ka nisur mirë aventurën e tij me “Neroazzurrët”

Zikaltërit e zhvilluan testin e parë parasezonal kundër Luganos dhe triumfuan pas ekzekutimit të penalltive pasi rezultati pas kohës së rregullt ishte i barabartë 2-2.

Kampioni i Italisë u gjend në disavantazh prej dy golash kur Lovric dhe Facchinetti realizuan për Luganon në minutat 30’ dhe 35’.

Por, nga këtu e tutje Interi i Inzaghit filloi reagimin dhe ia doli që fillimisht ta ngushojë epërsinë përmes goilit të Danilo D’Ambrosios në minutën e 38’ dhe pastah shifrat në 2-2 i barazoi i riu Satriano në minutën e 54’.

Ne gjuajtjen e penalltive Interi ishte më i mirë ku portieri i dytë, Radu priti dy penallti dhe kështu ata fituan 4-3.

Ndryshe, Interi në mërkato është duke kërkuar një mbrojtës për krahun e djathtë pas largimit të Achraf Hakimit drejt PSG-së për 70 milionë euro.

Emrat më të përfolur për t’u bashkuar me Interin janë Bellerinë i Arsenalit dhe Nandez i Cagliarit.