Interi dhe Milani luajtën pa gola në ndeshjen derbi në Seria A të dielën në mbrëmje.
Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi thotë se barazimi në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat ishte real.
“Ne kemi jap gjithçka në këtë ndeshje, por edhe Interi e bëri të njëjtën gjë. Kemi mundur edhe të humbin dhe të fitojmë, por rezultati i barabartë është real”, tha Inzaghi. Milani pas xhiros së 31 në kampionatin elitar të Italisë renditet në pozitën e nëntë me 43 pikë.
