Investimet në infrastrukturë, shtylla e rimëkëmbjes ekonomike të Kinës

TË FUNDIT

Investimet në infrastrukturë të Kinës do të çojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë së saj nga epidemia Covid-19, ndërsa mbështetja e politikës vazhdon të sjellë rritjen gjatë dy-tre viteve të ardhshme, bëri të ditur një raport i agjencisë së vlerësimit të kredisë “Moody’s”, i cituar nga “Xinhua”.

Për të shtuar rritjen ekonomike përmes investimeve në infrastrukturë, Kina ka njoftuar një seri politikash stimuluese. Ato do të ndihmojnë në uljen e kostove të financimit, zgjerimin e kanaleve të financimit dhe lehtësimin e kufizimeve fiskale për qeveritë rajonale dhe lokale dhe ndërmarrjet shtetërore, tha analisti Ivy Poon, nënkryetar i “Moody”.

Qingqing Guo, një analist i “Moody’s” dhe bashkëautor i raportit, vlerëson se transporti do të drejtojë zhvillimin e infrastrukturës gjatë tre deri në pesë vitet e ardhshme, ndërsa urbanizimi i vendit vazhdon dhe numri i pasagjerëve dhe kërkesa e mallrave rriten.