Investime të huaja të drejtpërdrejta! Pushteti lavdërohet për rekorde, por merita kanë edhe LSDM dhe BDI

TË FUNDIT

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në emër të qeverisë ku qëndrojnë VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, u mburr se në vitin 2024 do të kemi investimet më të mëdha të huaja direkte, prej 1 miliard e 255 milionë eurove. Sipas saj, është shumë e rëndësishme që një pjesë e mirë e këtyre investimeve të jenë në biznese të reja ose në investime dhe zhvillim të atyre ekzistuese.

Këto 569 milionë euro ose 45% nga 1 miliard e 255 milionë janë investime të reja, pra ose fabrika të reja ose zgjerim i funksionimit të atyre ekzistuese. Mirëpo, nëse i shikoni më hollësisht numrat, do të shihni se këto investime të reja më së shumti janë bërë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, pra në kohën kur ishin në pushtet LSDM dhe BDI. Në numra, në gjysmën e parë të vitit të kaluar, investimet e reja ishin 401 milionë euro ose 70% nga 569 milionë.

Megjithatë 1 miliard e 255 milionë euro investime direkte është investimi më i lartë nga viti 2008 deri sot. Sipas Dimitrieska-Koçoskës ky është sinjal i mirë për investitorët e deritanishëm por edhe për investitorët e ardhshëm.

LSDM e qortoi kryeministrin Hristijan Mickoski, duke thënë se 90% të investimeve të huaja në vitin 2024 i ka realizuar LSDM-ja dhe se ai çdo ditë lavdërohet me meritat e të tjerëve dhe nuk ka pushuar së hedhuri lopata mbi projektet dhe investimet e realizuara nga LSDM-ja.