Interpoli paralajmëron në rreziqe nga vaksinat e falsifikuara kundër Covid-19

TË FUNDIT

Organizata ndërkombëtare e policisë Interpol sot paralajmëroi se rrjeti ndërkombëtar i krimit të organizuar mund të orientohet ndaj vaksinave të reja kundër Kovid-19 dhe të tentojë të fusë në shitje vaksina të rrejshme dhe tl falsifikuara.

Interpoli kumtoi se është dhënë paralajmërim global në 194 vende anëtare të kësaj organizate, me rekomandim që të përgatiten për një mundësi të tillë edhe në mënyrë operative, në terren dhe në rrjet virtual.

Paralajmërimi ka të bëjë edhe në tentime të mundshme përmes rrjetit global në internet të gjinden oferta për terapi të rreme të cilat mund ta rrezikojnë shëndetin dhe jetën e njerëzve.