Sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Jirgen Shtok paralajmëroi sot se pritet një rritje “dramatike” e krimit me shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit.
“Me shpërndarjen e vaksinave, krimi do të rritet në mënyrë dramatike”, tha ai për gazetën gjermane “Virtshaftsvohe”.
Siç deklaroi ai, “ne do të jemi dëshmitarë të vjedhjeve, vjedhjeve në depo dhe sulmeve gjatë transportit të vaksinave”.
Në Gjermani, policia federale është përgjegjëse për shpërndarjen e vaksinave, që do të mbahen në vende sekrete.
Autoritetet shëndetësore evropiane do të vendosin sot për shpërndarjen e vaksinës së parë.
