Në vitin 2021 vaksina kundër Kovid do të vlerësohet si ar i lëngshëm, ndërsa mafia dhe grupet e tjera të krimit të organizuar janë të gatshme të angazhohen në mënyrë të paligjshme të përfshihen në këtë biznes, deklaroi shefi i Interpolit, Jirgen Stok.
Sipas Stokut, plotësisht është e sigurt se do të thotë vjedhje nga magazina ku do të ruhen vaksinat, sulmet mbi transportuesit e ilaçeve, ndërsa grupet kriminale do të sajojnë mënyra të paligjshme për marrjen e vaksinave të vlefshme, transmeton agjencia Ansa.
“Së bashku me virusin i cili u përhap nga Azia në mbarë botën, paralelisht po përhapet edhe krimi i paparashikueshëm. Tashmë pamë se grupet kriminale shumë shpejt janë përshtatur me gjendjen gjatë pandemisë së koronavirusit, duke shitur mjete të rrejshme për dezinfektim, maska dhe ilaçe. Dhe tani, derisa bota mendon si të furnizojë dhe shpërndatë vaksina të miratuara, grupet kriminale tashmë janë të gati me ilaçe dhe vaksina të rrejshme paralajmëron shefi i Interpolit.
