Interi prezanton përforcimin e radhës

TË FUNDIT

Dy zyrtarizime brenda një dite për skuadrën e Interit

Dy zyrtarizime brenda një dite për skuadrën e Interit
Pas Diego Godin edhe Valentino Lazaro është zyrtarisht një futbollist i skuadrës zikaltër.
Pasi kaloi me sukses testet mjekësore, mbrojtësi i krahut të djathtë nënshkroi kontratën katër-vjeçare që do ta mbajë tek Interi deri në vitin 2023.
Për Lazaron që vjen nga Hertha Berlin, Interi ka paguar 24 milionë euro në total, teksa lojtarin e kishte kërkuar me ngulm trajneri Antonio Conte dhe donte ta kishte në skuadër që para nisjes së fazës përgatitore.
Ndryshe, 23-vjeçari numëron edhe 12 paraqitje dhe një gol me kombëtaren e Austrisë.