Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Torinos dhe Interit, ku ky i fundit ka marrë pikët e plota.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olimpico di Torino”, Interi e ka mposhtur 3:0 si mysafirë Torinon.
Golat për “Nerazzurët” i shënuan Marcus Thuram (minuta 59’), Lautaro Martinez (minuta e 67’) dhe Hakan Calhanoglu nga penalltia në minutën e 90+3’.
Me pikët e reja, Interi ngjitet në krye të tabelës në kuotën e 22 pikëve, krahas Torinos që renditet në pozitën e 14 me nëntë pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Interit.
