Kandidati për kryeministër, Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit i porositi ministrat e rinj në kabinetin qeveritar që interesat e qytetarëve dhe shtetit të jenë në vend të parë.
“Keni privilegjin me punën tuaj të bëni mirë për shtetin tonë dhe për popullin tonë. Shfrytëzojeni. Pres punë të përkushtuar dhe në tërësi të sendërtoheni dhe të udhëhiqni procese të cilat sjellin transformim për më mirë dhe asnjëherë mos harroni se secili prej jush është përgjegjës edhe para qytetarëve edhe para ligjeve nuk ka tolerancë për shkelje të funksionit të cilin e kryeni. Me atë nuk ka pasur dhe asnjëherë nuk do të ketë kompromis. Nëse dikush e shkelë ligjin, do të përgjigjet. Nëse shkelen normat etike pres dorëheqje ose do të ketë shkarkime”, tha Zaev.
