Pas paraqitjeve të mira në Kupën e Botës, Sofyan Amrabat ka zgjuar interesin e klubeve të mëdha.
Sipas raportimeve në median marokene Al Mountakhab, PSG është një nga klubet që i kushton vëmendje mesfushorit të Fiorentinës.
Amrabat është nën kontratë deri në vitin 2024 dhe skuadra e Serisë A mund të kërkojë të fitojë para për të me një shitje kur vlera e tij është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Ndryshe, në Kupën e Botës, presidenti i Francës, Emanuel Macron tha se Amrabat është një ndër lojtarët më të mirë./21Media
Në lidhje me: Macron u fut në ambientet e ekipit maroken, përqafoi njërin lojtar
