Zëvendësshefi ukrainas i inteligjencës ushtarake, Vadym Skibitsky është shprehur se forcat e armatosura të Ukrainës do të jenë të gatshme të nisin një kundërofensivë në pranverë kundër forcave ruse.
Sipas Skibtisky, koha se kur mund të kryhet kundërofensiva varet nga disa faktorë, duke përfshirë dërgimin e armëve të sjella nga Perëndimi në Ukrainë,
Një vit pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, Skibitsky ka theksuar se synimi i Kievit është që të çlirojë gjithë territorin ukrainas, përfshirë Gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin e ka aneksuar Moska më 2014, transmetojnë mediat ukrainase.
“Ne do të ndalemi kur ta kemi shtetin tonë sipas kufijve të vitit 1991. Ky është mesazhi ynë për Rusinë dhe komunitetin ndërkombëtar”.
Rusia e ka nisur luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022 dhe deri më tani të paktën 8.000 civilë janë vrarë dhe mbi 13.000 të tjerë janë plagosur.
