“Integrimi në BE varet nga reformat”/ Mesazhi nga konventa e pestë kombëtare për BE

TË FUNDIT

Përshtypja e qytetarëve është se një pjesë e madhe e reformave nuk janë funksionale, sidomos sa i përket sferës së gjyqësorit dhe sundimit të së drejtës që është në nivel tepër të ulët. Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski në sesionin e Konventës së pestë për BE në Maqedoni, i cili tha se për plotësimin e detyrave për hyrjen në BE duhet konsensus nacional.
Stevo Pendarovski, president i RMV-së

Vullneti politik për sundimin e së drejtës nuk guxon të jetë vetëm deklarativ, por real dhe i pranishëm në fazën e zbatimit të ligjeve e jo vetëm gjatë miratimit të tyre në Kuvend. Sa i shpejtë do të jetë procesi i integrimit të vendit tonë në BE varet nga Brukseli por edhe nga vendet anëtare, por më së shumti prej nesh. Reformat nuk i bëjmë për burokratët europianë por për ta ndryshuar shoqërinë tonë dhe punën e institucioneve prej të cilave qytetarët tonë nuk janë të kënaqur.
Qasja ndaj BE-së duhet të jetë projekt kombëtar dhe për këtë duhet angazhuar të gjithë aktorët politikë. Nga zbatimi i reformave varet edhe suksesi i anëtarësisë në Union, tha euroambasadori Dejvid Gir.
“Lajmet e mira janë se skriningu po zhvillohet mirë, kemi moment të mirë, pala maqedonase tregoi se është e gatshme, e informuar dhe e angazhuar. Qeveria me ambicion tha se do t’i bashkëngjitet BE-së deri në 2030. Suksesi ose dështimi i këtij vendimi ambicioz varet nga faktorë të shumtë.”- deklaroi Dejvid Gir, euroambasador.
Kryetari i komisionit për çështje europiane Arbër Ademi rikujtoi për nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese.
Me dozë pesimizmi foli kryetari i Komisionit për eurointegrime Aleksandar Nikollovski.
“Nuk është inkurajuese kur përfaqësuesit e lartë të vendeve anëtare të BE-së flasin se nuk ka më zgjerim, se Ballkani perëndimor nuk ka perspektivë ose se duhet të reformohet BE-ja dhe pastaj të mendohet për zgjerim”- Aleksandar Nikollovski, Komision Kombëtar për Eurointegrime.
Ky është sesioni i pestë plenar i Konventës kombëtare për BE ku u debatua për sundimin e së drejtës dhe reformat e realizuara si bazë për integrimin në BE, si dhe për ballafaqimin me ndryshimet klimatike dhe pasojat sociale mbi bujqësi. Në sesionin u nënshkrua memorandum për bashkëpunim mes Ministrisë së drejtësisë dhe Konventës kombëtare për BE.

error: Content is protected !!