Integrimi në BE, Luhrmann: Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut do të komplikonte procesin

TË FUNDIT

Ministrja gjermane për Europën, Anna Luhrmann gjatë vizitës në Tiranë nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut për të vijuar procesin e anëtarësimit në BE.

Në konferencën për shtyp u shpreh se ka marrë sinjale pozitive nga Bullgaria dhe kjo do të ndihmojë për të çuar përpara të procesit të integrimit.

 “Ne nuk dëshirojmë ta komplikojmë më tej apo ta vonojmë më tej këtë proces. Kemi marrë sinjale shumë pozitive dhe nga Bullgaria në këtë kontekst dhe do të vazhdojmë të angazhohemi që ne të mund të gjejmë në një kohë sa më të afërt të mundshme edhe zgjidhjen më të përshtatshme”, tha Luhrmann.