Franca mbetet njëra nga shtetet anëtare që është kundër zgjerimit të BE-së, e që mund të shkaktojë probleme në rrugën e RMV-së drejtë integrimit në BE. Ambasadori i Francës në Shkup, Kristijan Timonie, tha se vendi ka bërë përparim në shumë çështje, por shtoi se duhet të shihet edhe gjendja dhe kapaciteti i BE-së që të anëtarësojë anëtarë të ri në BE.
“Sa i përket Francës, presidenti jonë Makron para pak kohësh e prezantoi strategjinë franceze për Ballkanin Perëndimor. Një pjesë e asaj strategjie e kemi vendosur për të ju ndihmuar në përgatitjet e bisedimeve qasëse. Këtu do të mbahet edhe punëtoria e katërt, në kuadër të aktiviteteve që i organizojmë në kornizë të Sekretariatit për Çështje Evropiane, me këtë ndihmojmë që të përgatitet ky institucion për hapjen e bisedimeve”, deklaroi Kristijan Timonie, ambasador i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Por si do të ndikojë rezultati i zgjedhjeve të BE-së në procesin e integrimit të RMV-së? Profesori universitar Marjan Gjurovski thotë se marrja e datës për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, më nuk varet nga shteti ynë, sepse siç tha, ne si shtet detyrën tonë e kemi kryer. Gjurovski thotë se në këto momente është shumë e rëndësishme bashkëpunimi pushtet-opozitë. Sipas tij, të dyja duhet së bashku të lobojnë nëpër qendrat evropiane për marrjen e datës për fillimin e negociatave.
“Në këtë moment është shumë i rëndësishëm roli i opozitës sepse sjellja e vendimit në Bruksel dhe në qendrat evropiane varet nga partitë e djathta të cilët dominojnë në vendimmarrjen e BE dhe parlamentin evropian. BE nuk guxon të harrojë këtë pjesë të Ballkanit perëndimor duke marrë parasysh se është mbyllur një çështje domethënëse e stabilizimit me anëtarësim e Maqedonisë së Veriut në NATO BE, por gjithashtu mundtë rritet interesi për veprime subversive të federatës ruse dhe ekonomisë kineze në këtë pjesë të Ballkanit”, theksoi Marjan Gjurovski, profesor universitar.
Profesori Gjurovski shtoi se është shumë e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të ndahet nga paketa me Shqipërinë sepse gjendja dhe klima e vendit tonë është më pozitive se ajo e Shqipërisë. Sipas tij shtyrja eventuale e marrjes se datës për fillimin e negociatave deri në fillim të vitit të ardhshëm nuk duhet të rrisë euroskepticizimin në vend.
Përgatiti: Valmira Zendeli

