Institucionet kulturore në Maqedoni mund të hyjnë në grevë, nuk e kanë marrë pagën e muajit mars

TË FUNDIT

Institucionet Kulturore ka mundësi që të hyjnë në grevë të përgjithshme, për shkak se rreth 3 mijë punonjës nuk i kanë marrë pagat e muajit Mars. Këtë e kumtoi kryetari i SASHK-ut Jakim Nadelkov, duke shtuar se sipas harmonizimit të pagave me pagën minimale në vend, paga e muajit mars duhet të rritet me 12 për qind. Tha se llogaritjet janë përgatitur nga institucionet për kulturën, por nuk ka miratim nga Ministria e Financave.

“Ishte një sinjal i qartë për ne se çfarë mund të ndodhte në prill për pagën e marsit dhe, në të vërtetë, kujdesi jonë ishte me të drejtë, reagimet tona ishin të justifikuara për faktin se Ministria e Kulturës e drejtuar nga Ministrja e Kulturës kishte një plan, strategji. Rrogat në vend të 12,55 për qind duhet të rritet vetëm për 2,5 për qind”, tha Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

Vera Atanovska, kryetare e Sindikatës së Kulturës tha se punonjësit prej nesër do të dalin në protestë para ministrisë për të kërkuar pagën e tyre. Me mosmarrjen e pagave, sipas saj,  jo vetëm që kërcënohet jetesa e atyre që janë të përkushtuar ndaj artit dhe kulturës, por cenohet edhe integriteti i institucioneve kulturore.

“Sot 18 Prilli Paga për muajin Mars ende nuk ka, për ta bërë më tragjike të gjithë situatën, për disa ditë 3 mijë të punësuar në kulturë së bashku me familjet e tyre kanë mbetur edhe pa sigurim shëndetësor. Të gjithë mirë e dimë kur zbatohen marrëveshjet kolektive dhe kur jepen premtimet financiare po ashtu duhet të jenë në linjë me ministrinë e financave”, pohoi Vera Atanovska, kryetare e Sindikatës së Kulturës.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trëndafilov, thekson se nëse nuk marrin paga punonjësit, protesta mund të ketë edhe para Ministrisë së Financave.

“Nga sot varet protestat a do të jenë vetëm këtu apo do të bëhen edhe para Ministrisë së Financave, kuptohet që LSM periudhën e kaluar ka treguar që nuk do të torturohet askush. Dua ta përfundoj me një tregim popullor maqedonas “Ne jemi këtu sot, për ta kapur dikë të paguajë, atë që do e kapim ai do të paguajë” dikush duhet të përgjigjet”, u shpreh Sllobodan Trendafilov kryetar i LSM-së.

Ndryshe, Vera Atanovska informoi se sot në orën 13 përfaqësuesit e Kulturës do të mbanin takim me Ministrinë e Financave.