Mbi 120 inspektorë të Inspektoratit shtetëror të tregut bëjnë kontrolle në të gjithë shtetin të shohin nëse respektohet vendimi për marzhë të kufizuar për produktet bazë ushqimore. Janë ndarë në mbi 40 ekipe që qarkullojnë në të gjitha qytete duke i kontrolluar marketet e mëdha në territorin e shtetit, siç tha drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski, ndërsa prej sot i kontrollojnë edhe dyqanet më të vogla dhe byrektoret.
Nga nesër do të kontrollojnë nëse gjatë periudhës së kaluar qëllimisht janë rritur çmimet e produkteve. Qeveria në seancë të jashtëzakonshme më 20 shtator e përkufizoi bruto marzhën e përfitimit deri në 10% për më shumë produkte bazë ushqimore me shumicë dhe pakicë ndër të cilët buka, bulmetet, brumërat, qumështi, mishi dhe produktet e mishit, pjesë e produkteve të konservuara, frutat dhe perimet.
