Inspektorati i Tregut nga e hëna në terren, paralajmërohen kontrolle të përforcuara

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtoresha e Inspektoratit shtetëror të tregut, Aneta Simeska Dimoska, në takimin e sotëm kanë biseduar për zbatimin e vendimit për rekomandimet parandaluese, masat kohore, protokollet, planet dhe algoritmet për veprim për mbrojtje nga Covid-19.

Siç informoi ministri përmes profilit të tij në Fejsbuk, nga dita e hënë do të vijojnë kontrolle të përforcuara.

“Për këtë shkak, vaksinohuni, që ta ruajmë shëndetin”, ka shkruar Bekteshi.

Me masat e fundit për mbrojtje dhe parandalim nga Covid-19, të cilat Qeveria i ka miratuar, ndalohet çdo lloj i ngjarjeve dhe punës së objekteve hotelierike në ambient të mbyllur prej 16 gushtit dhe konfirmim i obliguar për vaksinim, të paktën me dozën e parë, gjatë hyrjes në ngjarje ose objekt me më shumë se 30 të pranishëm në ambient të hapur prej 15 gushtit.