Inspektorati i tregut do ta denoncojë një klub nate nga Strumica për mosrespektim të rregullave, menaxhmenti thotë punojnë si kafe bar

Must Read

Drejtorë të NP marrin paga më të larta se kryeministri! Nikollovski: Do t’i shfuqizojmë disa prej tyre

Zv/kryeministri për luftimin e korrupsionit, Ljupço Nikollovski në një konferencë për shtyp, deklaroi se ka ndërmarrje publike...

Sondazh/SHBA: Gati gjysma e amerikanëve nuk do të marrin vaksinë kundër Covid-19

Gati gjysma e amerikanëve, ose 49 për qind, deklaruan se nuk do të marrin vaksinë  kundër koronavirusit...

Publikohet shpallja për ndarje të bursave për fëmijë me aftësi të kufizuara

Është publikuar shpallja për ndarjen e bursave për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët do të...
- Advertisement -

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski për MIA-n deklaroi se pas kontrollit të së premtes në Klubin “Avatar” në Strumicë nesër do të shtrohet padi penale në prokurorinë publike për shkak të mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë së Kovid-19.

“Inspektorët ishin atje të premten mbrëma, është përgatitur procesverbali dhe do të shtrohet padi penale pasi që asnjë klub nate për momentin nuk guxon të punojë”, informoi drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski.

- Advertisement -

Nga menaxhmenti i “Avatarit” thonë se punojnë si kafe bar dhe në hapësirë të hapur dhe se i kanë respektuar të gjitha protokollet dhe rregullat.

“Dëshirojmë t’i përgënjeshtrojmë informacionet në të cilat thuhet se jemi klub nate. Nuk bëhet fjalë për klub nate por për kafe bar. Objekti është hapësirë e hapur dhe punon në pajtim me të gjitha rregullat ligjore. Tavolinat janë në distancë të përshtatshme, në të gjitha ka mjete dezinfektimi, të punësuarit vazhdimisht mbajnë maska mbrojtëse. Ne nuk kemi kompetencë të kërkojmë që mysafirët të mbajnë mbrojtje personale, ata vetë përgjigjen për veten. Punojmë në mënyrë të njëjtë sikurse edhe të gjitha objektet hotelierike në qytet. Nuk jemi të vetmit, thuajse secili lokal i dytë në qytet i cili është disa herë më i vogël se i yni, ka ahengje të ngjashme, por për këtë nuk reagon askush dhe nuk ndan fotografi dhe video në rrjetet sociale. Askush nuk reagon as për turmat që bëhen në sipërfaqet publike ku duhet të jetë hapësirë për lëvizjen e qytetarëve janë vendosur tavolina, ndërsa distanca e nevojshme thuajse nuk respektohet”, deklaruan nga “Avatar”.

- Advertisement -

Ndryshe, përveç në Strumicë inspektorët i kanë inspektuar edhe disa objekte të tjera në disa qytete të tjera në shtet.

- Advertisement -
  • Tags
  • 2

Drejtorë të NP marrin paga më të larta se kryeministri! Nikollovski: Do t’i shfuqizojmë disa prej tyre

Zv/kryeministri për luftimin e korrupsionit, Ljupço Nikollovski në një konferencë për shtyp, deklaroi se ka ndërmarrje publike në vend që shërbejnë vetëm...

Sondazh/SHBA: Gati gjysma e amerikanëve nuk do të marrin vaksinë kundër Covid-19

Gati gjysma e amerikanëve, ose 49 për qind, deklaruan se nuk do të marrin vaksinë  kundër koronavirusit të ri nëse do të...

Publikohet shpallja për ndarje të bursave për fëmijë me aftësi të kufizuara

Është publikuar shpallja për ndarjen e bursave për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët do të regjistrohen në klasën e parë...

Kompanitë më lehtë do të marrin kredi nga bankat komerciale përmes skemës shtetëror të garancisë, paralajmëroi Besimi

Shteti do të garantojë që kompanitë të jenë në gjendje të marrin kredi komerciale në banka më lehtë. Skema shtetërore e garancisë...

Gratë janë dukshëm më pak të paguara se burrat për punën e njëjtë, nevojitet pagë gjinore e barabartë

Institucionet kompetente në bashkëpunim me sektorin privat dhe sindikatat  të zhvillojnë mekanizëm efikas i cili do të kontribuojë  për barazimin e pagave...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -