Ministria e Financave ka paguar transhenë e shtatë prej 785 milionë denarëve ndaj Bankës Zhvillimore për të mbështetur kompanitë vendase, përcjell TV21. Me këtë pagesë, investimi total i shtetit në ekonominë vendase tejkalon 200 milionë euro, duke stimuluar sektorin privat dhe investimet, kumtojnë nga atje. Mjetet u sigurohen kompanive me kushte të favorshme, me normë vjetore interesi 1.95% dhe afat shlyerjeje deri në 15 vjet, me periudhë grejs deri në 3 vjet.
