“INICIATIVA 8”, propozim platformë për bashkëpunim trelateral midis Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në fillim të vitit të ri, dërgoi letër deri tek ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Shqipërisë, Ekaterina Zaharieva dhe Olta Xhaçka, me të cilën propozoi iniciativë të re multidisplinare, platformë politike përmes së cilës do të intensifikohej dhe thellohej bashkëpunimi i ndërsjellë, si interes strategjik për të tre shtetet.

“Në bazë të intencës tonë për përshpejtim të projekteve investuese infrastrukturore, energjetike dhe të komunikimit, përgjatë Korridorit tetë, të ndërtojmë platformë politike që do të jetë forum plotësues për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë, për intensifikim të shkëmbimit politik, ekonomik, të sigurisë, kulturor dhe shoqërorë, që gjithsesi do të rezultojë edhe me përforcim të besimit mes popujve tanë, si shtyllë themelore në ndërtimin e miqësisë së përbashkët afatgjate”, shkruan në letrën e Osmanit për Zaharievën dhe Xhaçkën.

Qëllimi kryesor i “Iniciativës 8” dhe themel i saj do të paraqesë koordinimi trelateral dhe bashkëpunim për mbështetje të projekteve investuese përgjatë Korridorit Tetë. Mënjanimi i arsyeve për vonesën e vazhdueshme  të këtyre projekteve do të paraqesë impuls pozitiv për bashkëpunim shtesë në politikë, ekonomi, siguri, kulturë dhe bashkëpunim social ndërmjet tre vendeve; do të ketë kontribut adekuat edhe në avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe përforcimin e sigurisë në rajon, ndërsa do të ketë edhe ndikim të veçantë edhe ndaj qëllimit të përbashkët për perspektivat evropiane të të gjithë rajonit.

“Kjo, gjithsesi do të rezultojë me përforcimin e besimit ndërmjet popujve tanë, si shtyllë bazë në ndërtimin e miqësisë së ndërsjellë afatgjate. Si kryesues të diplomacive të tre vendeve të Ballkanit, anëtare të NATO-s, përmes të cilave lidhet Deti Adriatik me Detin e Zi, si përfaqësues të vendeve që e lidhin lindjen me perëndimin në Ballkan, vlerësoj se e kemi për obligim t’i tejkalojmë barrierat gjeografike, historike dhe politike që e vështirësojnë lidhshmërinë dhe bëhen barrë e bashkëpunimit më të thellë”, thekson në letrën e tij Osmani.

Pjesën integrale të tekstit dhe përmbajtjen e letrës nga ana e Osmanit dërguar Zaharievës dhe Xhaçkës, mund ta gjeni të bashkëlidhur në këtë kumtesë.

Të nderuara kolege,

E nderuara Ekaterina, e nderuara Olta,

Më lejoni që fillimisht t’ju uroj festat, duke ju dëshiruar shëndet të mirë dhe shumë sukses në Vitin e Ri 2021. Pavarësisht sfidave që na solli i vjetri, viti i ri shënon fillim të ri dhe shpresë të re se para nesh qëndrojnë arritjet, sukseset dhe progresi.

Prandaj edhe besoj se kjo është një mundësi e re që t’ju drejtohem me propozim për një iniciativë të re, multidisiplinare, platformë politike, përmes së cilës do ta intensifikonim dhe thellonim bashkëpunimin e ndërsjellë, si interes strategjik, si për vendet tona, ashtu edhe për tërë rajonin.

Duke u nisur nga interesi i përbashkët për një bashkëpunim më të madh rajonal, nga nevoja për bashkëpunim më të thellë politik, si dhe nga nevoja për përforcim të ndërlidhjes infrastrukturore midis vendeve tona, Ju ftoj bashkërisht të formojmë platformë politike mes Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë, të quajtur “INICIATIVA 8”. Në bazë të intencës tonë për përshpejtim të projekteve investuese infrastrukturore, energjetike dhe të komunikimit, përgjatë Korridorit tetë, të ndërtojmë platformë politike që do të jetë forum plotësues për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë, për intensifikim të shkëmbimit politik, ekonomik, të sigurisë, kulturor dhe shoqërorë, që gjithsesi do të rezultojë edhe me përforcim të besimit mes popujve tanë, si shtyllë themelore në ndërtimin e miqësisë së përbashkët afatgjate.

Si kryesues të diplomacive të tre vendeve të Ballkanit, anëtare të NATO-s, përmes të cilave lidhet Deti Adriatik me Detin e Zi, si përfaqësues të vendeve që e lidhin lindjen me perëndimin në Ballkan, vlerësoj se e kemi për obligim t’i tejkalojmë barrierat gjeografike, historike dhe politike që e vështirësojnë lidhshmërinë dhe bëhen barrë e bashkëpunimit më të thellë.

Qëllimi dhe themelet e vetme të “Iniciativës 8” paraqesin koordinim dhe bashkëpunim trilateral për përkrahje të projekteve investuese përgjatë Korridorit 8. Eliminimi i arsyeve për vonesë të vazhdueshme të këtyre projekteve do të jetë impuls pozitiv për bashkëpunim shtesë ekonomik, politik, kulturor dhe shoqëror mes vendeve tona; do të ketë kontribut përkatës edhe në avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe përforcimin e sigurisë në rajon; ndikim të veçantë do të ketë edhe në qëllimin tonë të përbashkët për perspektivat evropiane të të gjithë rajonit.

Suksesi i “Iniciativës 8-të” do të nënkuptojë edhe përafrim të fondeve evropiane dhe të institucioneve financiare për financim të projekteve të mëdha infrastrukturore; do të nxisë rritjen e shkëmbimit tregtar, do të përforcojë bashkëpunimin ekonomik dhe investimet; do të sigurojë promovim të bashkëpunimit kulturor si dhe përforcim të turizmit rajonal.

Jam i bindur se përforcimi i bashkëpunimit praktik, përshpejtimi i realizimit të projekteve dhe i rezultateve të pritura, do të kontribuojnë në përafrimin shtesë dhe lehtësimin e komunikimit mes vendeve dhe popujve tanë, si dhe në avancimin e standardit të jetesës së qytetarëve. Ky do të jetë një hap i rëndësishëm në drejtim të integrimit thelbësor të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ndërsa progresi i projektit do të ndikojë edhe në zhvillimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe në përforcimin e miqësisë mes vendeve dhe popujve tanë.

Në pritje të realizimit konkret të iniciativës dhe të takimeve tona të ardhshme.

                                                                                                                        Me respekt,

                                                                                                                      Bujar Osmani

Sh.S. z-nj Ekaterina Zaharieva-

Zëvendëskryetare e Qeverisë dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë

Sh.S. z-nj Olta Xhaçka

Ministre për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë