Inflacioni u rrit, ushqimi u shtrenjtua – Baush: Pensionet, pagat dhe kredia hungareze përsëri mund ta rritin

TË FUNDIT

Jeta po bëhet vazhdimisht e më e shtrenjtë – çmimet çdo ditë rriten. Statistika e nëntorit mati inflacion vjetor prej 4.3%. Për një vit ushqimi dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar për 5.7%, qumështi, djathi, vezët për 7.1%, ndërsa mishi për 4%. Më së shumti janë shtrenjtuar perimet për 15.6%. Rritje të çmimeve ka edhe në krahasim të tetorit, kur ishin të kufizuara marzhet me shportën konsumuese qeveritare.

Për ekspertët pikërisht shportat qeveritare po shkaktojnë kundërefekt ndaj çmimeve. Thonë se duhet të vendoset në funksion Ligji për praktika të padrejta tregtare dhe të dënohen tregtarët që manipulojnë me çmimet.

Baush pret arsyetime edhe pas tremujorit të parë të vitit të ardhshëm. Paralajmëron që duhet bërë kujdes me rritjen e pagave, pensioneve si dhe shpenzimin e parave nga huamarrja hungareze.

Të dielën fillon “shporta konsumuese e Vitit të Ri”. Pothuajse 700 produkte bazë ushqimore duhet të gjenden në rafte me së paku 10% lirim. Do të zgjat deri më 15 janar, ndërsa më pas do të maten efektet për qytetarët. Qeveria pret që këtë vit ta përfundojmë me 3.5% inflacion.