Inflacioni është i pashmangshëm, tronditja dhe kriza janë më të mëdha se ajo në vitin 2022!

TË FUNDIT

Masa e Qeverisë për uljen e TVSH-së për karburantet për të parandaluar që rritja e çmimit të naftës të përhapet tek çmimet e tjera është e pamjaftueshme dhe e vonuar – paralajmërojnë ekspertët. Sipas tyre, potenciali i kësaj krize të naftës për të rritur inflacionin është trefish më i lartë se ai në vitin 2022.

“Shumë më shumë masa sesa ato që janë marrë deri tani. Sepse mendimi im personal është se ky shok i naftës dhe kjo krizë është shumë më e fortë se ajo që ishte në vitin 2022, mirë kjo nuk mund të krahasohet me vitin 73, 74, shoku i parë i naftës”, tha Taki Fiti.

Akademiku Fiti rekomandon uljen e akcizave dhe thotë se me këtë do të arriheshin efekte shumë më të mira se sa me uljen e TVSH-së për karburantet.
Profesori Vanço Uzunov frikësohet se edhe qytetarët që deri tani nuk kanë qenë nën linjën e varfërisë, deri në verë do të bien në varfëri. Sipas tij, masa për mbrojtjen e më të cenueshmëve është e nevojshme menjëherë.

“Masa që e ndërmori Qeveria ka dy mangësi. Së pari është e pamjaftueshme dhe së dyti është e vonuar, ose së pari është e vonuar, së dyti është e pamjaftueshme. Është e vonuar sepse ne tashmë kemi një rritje të madhe të çmimit të derivatit, veçanërisht të naftës dizel dhe kjo tashmë ka ndikuar në rritjen e kostove, të gjitha mallrat dhe shërbimet që shiten në Maqedoni. Çfarë do të thotë, pason një valë inflacioni, e pashmangshme”, deklaroi Vanço Uzunov.

Për profesorin universitar Borçe Trenovski, e gjithë korniza e politikës makroekonomike është përballë një sfide të madhe. Duhet të analizohen hapat e ardhshëm dhe të merren masa që rreziku dhe humbja për financat publike të jenë më të ulëta.

“Cilado masë që të merrni dikush duhet ta paguajë koston. Ose do ta paguajë shteti përmes taksave të të gjithë qytetarëve, ose do ta paguajë biznesi përmes rritjes së çmimeve të tij, d.m.th. rritjes së kostove të tij, ose do ta paguajnë qytetarët me uljen e standardit të tyre”, theksoi Borçe Trenovski.

Analistët paralajmërojnë gjithashtu se duhet kursyer nga shpenzimet jo-produktive, të forcohen kontrollet e administratës antimonopol dhe inspektorateve. Dhe nëse kriza eskalon dhe inflacioni rritet, do të duhet edhe ashpërsim i politikës monetare dhe rritje e normës bazë të interesit.