Infektohet deputetja! A rrezikohet Kuvendi? Xhaferi nuk u përgjigj se a do të testohen të gjithë deputetët

TË FUNDIT

Mick Schumacher pjesë e ekipit “Haas”

Mick Schumacher, djali i kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, pritet të jetë pjesë e...

Qeveria miraton tekstin e Projekt-Ligjit për Agjencinë e Intelegjencës

Qeveria sonte në seancën e saj të 24-të e miratoi tekstin e Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës.

Dua Lipa dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, dominon në nominimet e “Grammy Awards 2021”.

Zvicër, sulm në një supermarket, policia nuk përjashton “motive terroriste”

Një grua zvicerane sulmoi dy gra të tjera, njërën me thikë, në një supermarket në Llugano, në...

Kinë, gjenden gjurmë virusi në paketimet në Dongguan

Autoritetet shëndetësore në qytetin Dongguan, në provincën kineze të Guangdong, zbuluan se dy kampionë të paketimeve ushqimore...

A ekziston rreziku për shpërndarjen e virusit korona tek deputetët në Kuvend? Dje deputetes së LSDM-së, Sllavjanka Petrovskës iu përkeqësua gjendja në kuvend, e më pas testi i rezultoi pozitiv. Nuk është e ditur nëse ajo ka pasur kontakt me deputetë të tjerë. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk deshi të tregojë nëse pas rastit të djeshëm mund të pritet që të testohen të gjithë deputetët.

-Dje deputetja Petrovska doli pozitive, a planifikoni testim për të gjithë deputetët?

E derisa Xhaferi po hesht, kryeministri Zaev është shqetësuar për gjendjen në Kuvend. Ai tha e frikëson jo funksionaliteti eventual i Kuvendit në të ardhmen, për shkak se siç tha, për momentin mbi 10% të deputetëve janë pozitivë ose në vetë – izolim, ose të afërm të tyre janë infektuar me Kovid-19.

-Mua më frikëson mundësia e pahapur për punë online  të Kuvendit, edhe pse kjo gjë funksionon. Sipas informacioneve që i kam, edhe pse mund të jenë të pasakta, deri më tani kemi mbi 10% të sëmurë ose persona në vetë-izolim që janë anëtarë të Kuvendit ose të afërmit e tyre, ndërsa afrohet fundi i vjeshtës dhe fillimi i dimrit,- tha Zoran Zaev, kryeministër. 

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM, Jovan Mitrevski, thotë se ata i respektojnë masat dhe protokollet në Kuvend. Megjithatë duke pasur parasysh se Petrevska ka qenë në afërsi të kolegëve të grupit të deputetëve të LSDM, është e mundshme që të ketë pasur kontakte përderisa ka qenë në seancë. Mitrovski vlerëson se për testimin dhe izolimin e deputetëve duhet në mënyrë shtesë nëse një gjë e tillë është e nevojshme.

-E dini, raste të këtilla kishte edhe në të kaluarën, kishte para dy javëve, ne si të gjithë qytetarët tjerë do të veprojmë ashtu siç propozojnë autoritetet shëndetësore. Nëse deputeti i cili ka rezultat pozitiv në Kovid-19, si çdo qytetar , bën anketë  në të cilën i tregon kontaktet, se ku ka qenë, me cilin deputet, nëse ka pasur ndonjë takim, pas kësaj do të bëhen testimet dhe pastaj do të shkojnë në izolim,-deklaroi, Jovan Mitreski, koordinator i LSDM-së.

Edhe koordinatori VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski si dhe Syrija Rushidi nga Aleanca për Shqiptarët thonë se deputetët i respektojnë protokollet për punë.

-Deri më tani nuk kam denoncime për simptoma ose diçka të ngjashme nga deputetët e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Nga informacionet dhe bisedat që i kam pasur me deputetët, nuk kanë pasur kontakte me deputeten ndërsa masat për dhe mbajtjen e maskës i respektojnë të gjithë deputetët. Nëse Kuvendi mendon se duhet të bëhen testime, nuk është diçka e keqe për shkak se me të vërtetë mund të krijohet ndonjë situatë,-pohoi Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së.

-Për shkak se kishte simptoma duhej me kohë të vetëizolohet dhe të mos ketë kontakte me deputetët e tjerë.  Në lidhje me këtë, nëse të gjithë deputetët duhet të testohen, mendoj se do të mjaftonte të testohen ata me të cilët deputetja kishte kontakt të drejtpërdrejt,- tha Syrija Rashidi, deputet i ASH-së.

Paraprakisht edhe deputeti nga Ohri nga radhët e LSDM, Llaze Tanevski në facebook publikoi se është pozitiv me kovid-19. Ndërsa vetëm 2 ditë para se të infektohet ai, në klinikën infektive u hospitalizua deputeti i BDI, Ismail Jahoski.

  • Tags
  • 3

TË NGJAJSHME