A ekziston rreziku për shpërndarjen e virusit korona tek deputetët në Kuvend? Dje deputetes së LSDM-së, Sllavjanka Petrovskës iu përkeqësua gjendja në kuvend, e më pas testi i rezultoi pozitiv. Nuk është e ditur nëse ajo ka pasur kontakt me deputetë të tjerë. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk deshi të tregojë nëse pas rastit të djeshëm mund të pritet që të testohen të gjithë deputetët.
-Dje deputetja Petrovska doli pozitive, a planifikoni testim për të gjithë deputetët?
E derisa Xhaferi po hesht, kryeministri Zaev është shqetësuar për gjendjen në Kuvend. Ai tha e frikëson jo funksionaliteti eventual i Kuvendit në të ardhmen, për shkak se siç tha, për momentin mbi 10% të deputetëve janë pozitivë ose në vetë – izolim, ose të afërm të tyre janë infektuar me Kovid-19.
-Mua më frikëson mundësia e pahapur për punë online të Kuvendit, edhe pse kjo gjë funksionon. Sipas informacioneve që i kam, edhe pse mund të jenë të pasakta, deri më tani kemi mbi 10% të sëmurë ose persona në vetë-izolim që janë anëtarë të Kuvendit ose të afërmit e tyre, ndërsa afrohet fundi i vjeshtës dhe fillimi i dimrit,- tha Zoran Zaev, kryeministër.
Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM, Jovan Mitrevski, thotë se ata i respektojnë masat dhe protokollet në Kuvend. Megjithatë duke pasur parasysh se Petrevska ka qenë në afërsi të kolegëve të grupit të deputetëve të LSDM, është e mundshme që të ketë pasur kontakte përderisa ka qenë në seancë. Mitrovski vlerëson se për testimin dhe izolimin e deputetëve duhet në mënyrë shtesë nëse një gjë e tillë është e nevojshme.
-E dini, raste të këtilla kishte edhe në të kaluarën, kishte para dy javëve, ne si të gjithë qytetarët tjerë do të veprojmë ashtu siç propozojnë autoritetet shëndetësore. Nëse deputeti i cili ka rezultat pozitiv në Kovid-19, si çdo qytetar , bën anketë në të cilën i tregon kontaktet, se ku ka qenë, me cilin deputet, nëse ka pasur ndonjë takim, pas kësaj do të bëhen testimet dhe pastaj do të shkojnë në izolim,-deklaroi, Jovan Mitreski, koordinator i LSDM-së.
Edhe koordinatori VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski si dhe Syrija Rushidi nga Aleanca për Shqiptarët thonë se deputetët i respektojnë protokollet për punë.
-Deri më tani nuk kam denoncime për simptoma ose diçka të ngjashme nga deputetët e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Nga informacionet dhe bisedat që i kam pasur me deputetët, nuk kanë pasur kontakte me deputeten ndërsa masat për dhe mbajtjen e maskës i respektojnë të gjithë deputetët. Nëse Kuvendi mendon se duhet të bëhen testime, nuk është diçka e keqe për shkak se me të vërtetë mund të krijohet ndonjë situatë,-pohoi Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së.
-Për shkak se kishte simptoma duhej me kohë të vetëizolohet dhe të mos ketë kontakte me deputetët e tjerë. Në lidhje me këtë, nëse të gjithë deputetët duhet të testohen, mendoj se do të mjaftonte të testohen ata me të cilët deputetja kishte kontakt të drejtpërdrejt,- tha Syrija Rashidi, deputet i ASH-së.
Paraprakisht edhe deputeti nga Ohri nga radhët e LSDM, Llaze Tanevski në facebook publikoi se është pozitiv me kovid-19. Ndërsa vetëm 2 ditë para se të infektohet ai, në klinikën infektive u hospitalizua deputeti i BDI, Ismail Jahoski.
