India përdor edhe lidhjet ajrore për të siguruar oksigjen në spitale!

TË FUNDIT

Përderisa spitalet në Indi përpiqen t’i sigurojnë sasitë e nevojshme të oksigjenit mjekësor, gjykata në Nju Delhi paralajmëroi gjobat për ata që janë përgjegjës për sigurimin e oksigjenit mjekësor në kohë për pacientët.

Në 24 orët e kaluara vazhdon seria e rekordeve negative në Indi me 391.488 të infektuar të rinj me koronavirus, pothuajse 90.000 më shumë se dje. Kanë vdekur 3.689 pacientë, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend në 215.542 që nga fillimi i pandemisë.

Qeveria përdor lidhjet tokësore, ajrore dhe detare për të siguruar oksigjen të mjaftueshëm mjekësor në spitalet më të rrezikuara, të cilat nuk po arrijnë të përballojnë presionin e madh për shkak të numrit në rritje të pacientëve që kanë nevojë për shtrim në spital.

Drejtoritë e disa spitaleve janë nën hetim gjyqësor për shkak të mungesës së oksigjenit dhe dështimit për t’i siguruar sasitë e nevojshme në kohën e duhur.

“Kjo i tejkaloi të gjitha masat. Mjaft është tani, theksohet në kumtesën e Gjykatës së Lartë në Nju Delhi, duke konfirmuar se do të fillojnë t’i dënojnë të gjithë që janë përgjegjës për vonesën e dërgesave të oksigjenit mjekësor.

TË NGJAJSHME