India ndalon eksportin e grurit

TË FUNDIT

India ka ndaluar eksportin e grurit teksa çmimet janë rritur në të gjithë botën për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Drejtori i Përgjithshëm i Tregtisë së Jashtme të Indisë publikoi një deklaratë ku thuhej se ndalimi i eksportit të grurit do të kishte një efekt të menjëhershëm, shkruan CNN.

Përjashtim do të bënin rastet kur pagesat janë kryer, ose nëse qeveria do të lejonte eksportin për vendet që mbështeten te gruri për sigurinë ushqimore.

India është prodhuesi i dytë më i madh në botë i grurit, pjesa më e madhe e së cilës konsumohet në vend.

Qeveria përmendi rritjen e çmimeve të grurit dhe nevojën për të mbrojtur sigurinë ushqimore në Indi si shkak për marrjen e këtij vendimi.

Ukraina dhe Rusia kanë 14% të prodhimit global të grurit, sipas Gro Intelligence.

Eksportet e grurit nga rajoni i Detit të Zi kanë rënë që prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë në fund të shkurtit, duke bërë që blerësit t’i drejtohen Indisë për të lehtësuar mungesën e furnizimit.

MARKETING I PAGUAR POLITIK