India sërish theu një rekord të zi ditor sipas numrit të të sapoinfektuarve me koronavirus, i cili po ashtu është edhe rekord negativ botëror – janë regjistruar 386.452 raste, ndërsa kanë vdekur 3.498 persona, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
India regjistroi 7,7 milionë raste nga shkurti, kur filloi vala e dytë e pandemisë së Kovid-19.
Në krahasim me atë numër nga shkurti, Indisë para asaj i duheshin gjashtë muaj që të ketë 7,7 milionë raste.
Sipas të dhënave të faqes worldmeters.info, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Indi nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, është afër 19 milionë.
