Dhuna etnike në shtetin indian të Manipur ka lënë të vrarë më shumë se 50 njerëz, dhe të shtrirë në spital e të zhvendosur rreth 23,000 njerëz, sipas zyrtarëve të spitalit dhe ushtrisë indiane.
Të paktën 55 persona kanë mbetur të vdekur dhe 260 të tjerë janë shtruar në spital që kur shpërtheu dhuna midis anëtarëve të grupeve etnike Kuki dhe Meitei në fillim të kësaj jave, thanë të dielën zyrtarët e spitalit në qytetin Imphal.
Ushtria indiane, ndërkohë, ka thënë se 23,000 civilë janë larguar nga luftimet, ndërsa njerëzit e zhvendosur janë vendosur në baza ushtarake dhe garnizone në shtet.
Dy grupet etnike janë përleshur në rrugët e Imphal në lindje të Indisë dhe gjetkë.
Video dhe foto të transmetuara në televizionin lokal shfaqinautomjete dhe ndërtesa të djegura, me tym të zi të dendur që dilte nga rrugët.
Trupat e ushtrisë indiane janë dislokuar në rrugë dhe një ndërprerje pesëditore e internetit celular është në fuqi.
Komuniteti Meitei, i cili përbën rreth 50% të popullsisë së shtetit, prej vitesh ka bërë fushatë për t’u njohur si një fis i planifikuar, i cili do t’u jepte atyre qasje në përfitime më të gjera, duke përfshirë shëndetin, arsimin dhe punët në qeveri.
Fiset e planifikuara janë ndër grupet më të pafavorizuara socio-ekonomike në Indi dhe historikisht u është mohuar qasja në arsim dhe mundësi punësimi.
Nëse komunitetit Meitei i jepet statusi i planifikuar i fisit, grupet e tjera fisnore thonë se kanë frikë se nuk do ta kenë një shans të drejtë për punë dhe përfitime të tjera./ Kallxo
