Incidenti me shishet e ujit në “Air Albania”, vjen reagimi i ashpër i FIFA-s

TË FUNDIT

Gjatë ndeshjes së djeshme midis Shqipëri-së dhe Poloni-së ku këta të fundit fituan me rezultatin minimal 1-0, ndodhi një incident që detyroi arbitrin e ndeshjes të pezullonte ndeshjen për disa minuta pasi ishte një veprim i përsëritur.

FIFA ka reaguar së fundmi duke thënë se është duke shqyrtuar pamjet gjatë incidentit dhe më pas do të marrë masa.

“FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbrëmjen e djeshme mbi sfidat eliminatore të Botërorit në mënyrë që të marrë vendimit më të përshtatshme”, thuhet në komunikatën e shtëpisë së futbollit botëror.

“FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi”.

“FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll’’, thuhej në njoftimin e FIFA-s.