Ende pa nisur mirë, janë shënuar incidentet e para në protestën e thirrur nga Sali Berisha tek selia e PD-së.
Roland Bejko i cili ka mbështetur fort Bashën gjatë muajve të fundit e që fundi ka marrë drejtimin edhe të një Sekretariati, është sulmuar dhe fyer nga demokratet që mbështesin Berishën.
Ai eshte goditur brenda ambienteve të Partisë Demokratike, dhe më tej është tentuar të goditet edhe me çadër jashtë ambienteve, në rrugën kryesore para selisë blu.
Bejko nga ana tjetër i është kundërpërgjigjur fyerjeve në kor ndaj tij.
Pranë selisë blu janë grumbulluar deri tani dhjetëra mbështetës të Berishës ndonëse zyrtarisht protesta nis në ora 12:00.
