Në lidhje me incidentin e djeshëm në të cilin në mënyrë vandale u dogj automjet i konsullatës maqedonase në Selanik, nga MPJ-ja thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm edhe me institucionet kompetente në Republikën e Greqisë, raporton TV21.
Në kumtesën e MPJ-së thuhet se Konsullata jonë është njoftuar se autoritetet greke kanë bërë kontroll dhe i ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për t’i gjetur kryerësit dhe motivet e mundshme për këtë rast të pakëndshëm. Njëkohësisht thuhet se përveç automjetit të diplomatit tonë, në të njëjtën periudhë, është djegur edhe një automjet tjetër në qytet.
Të dy rastet janë lëndë e hetimit me qëllim që të zbulohen kryerësit dhe motivet, të cilët vlerësojmë se në asnjë mënyrë nuk janë drejtuar kundër shtetit tonë.
Gjithashtu, besojmë se ky akt vandal në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy vendeve miq./TV21
