INAUGUROHET PRESIDENTI I RI I RMV-së, PENDAROVSKI BETOHET: DO TË JEM PRESIDENT PËR TË GJITHË

TË FUNDIT

Arriti në kuvend, ku po bëhet inaugurimi i tij për president të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas intonimit të himnit, Stevo Pendrovski dha deklaratën solemne dhe u betua.

“Deklaroj se funksionin President i RMV do ta kryej në mënyrë të vetëdijshme dhe të përgjegjshme, do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjet, dhe do ta mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e RMV”, theksoi presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pasi u betua e morri fjalën në foltoren e kuvendit. Ai tha se do të jetë president për të gjithë qytetarët dhe se punën e parë që do të bëjë është zgjatja e dorës ndaj opozitës.

“Në sferën politike, punën e parë që do ta bëj, ndërsa për të cilën fola shpesh gjatë dy muajve të fundit, është që të zgjas dorë opozitës për bashkëpunim. Ndjej se obligimi im i parë si president i cili është propozuar nga shumica parlamentare, është që ta mbroj statusin dhe të drejtat e pakicës parlamentare, për shkak se demokracia ekziston vetëm atëherë kur pakicat e ndryshme të shoqërisë janë të mbrojtura nga veprimet sipas vullnetit të shumicës, gjë për të cilën shpeshherë ligjet nuk mjaftojnë”, tha presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Pendravoski  siguroi se do të punojë për reformat në vend duke luftuar korrupsionin. Sipas tij  pushteti opozita dhe bizneset doemos duhet të bashkëpunojnë për të luftuar këtë fenomen.

“Sipas meje, shteti ynë në periudhën e ardhshme ka dy  prioritete, prej realizimit të të cilave do të varët e ardhmja e vendit tonë. Së pari, kjo është arritja e zhvillimit ekonomik, dhe së dyti, zero tolerancë për krimin, korrupsionin dhe nepotizmin”, u shpreh Stevo Pendarovski, president i Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin e tij, Pendarovski theks të veçantë i vuri pajtimit qytetar. Ai tha se për këtë do të angazhohet maksimalisht, duke mos pasur kursyer rejtingun e tij politik.

“Erdhi koha që t’i shërojmë plagët e së kaluarës sonë të afërt dhe në mënyrë reale ta fillojmë pajtimin qytetar, sepse nuk kemi atdhe tjetër që mundemi ta quajmë shtëpi. Në këtë drejtim dua të angazhohem maksimalisht, duke mos u kujdesur për rejtingun tim politik. Të gjithë njerëz me vullnet të mirë, politikanë dhe parti që do të zgjidhin të ecin në këtë rrugë do ta kenë përkrahjen time, potencoi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në seancën solmne marrën pjesë presidentë dhe përfaqësues të lartë të më shumë shteteve, si presidentët e Shqipërisë e Kosovës, Ilir Meta e Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Malit të Zi si dhe zyrtarë tjerë të jashtëm.

Përgatiti: Zimer Jashari