Inaugurimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Xho Bajden do të paraqesë “paradë virtuale” sepse ende është në fuqi ndalesa për tubime masive për shkak të pandemisë me Kovid-19, bënë të ditur sot organizatorët e ceremonisë.
Pas betimit në krahun perëndimor të Kapitol Hilit, Bajdeni dhe bashkëshortja e tij, zonja e parë e ardhshme Xhil, do t’i bashkëngjitet nënpresidentes Kamala Haris dhe bashkëshortit të saj në krahun lindor, ku tradicionalisht po mbahet parada ushtarake, me ç’rast do të jetë e detyrueshme distanca fizike.
Bajdeni do të ndiqet nga shoqërimi presidencial tradicional të përbërë nga përfaqësuesit e secilës njësi nga rruga e 15 në Uashington deri te Shtëpia e Bardhë.
Komiteti Presidencial iIinaugurimit bëri të ditur se “e gjithë parada do të jetë në pajtim me masat kufizuese, që do të mundësojë që amerikanët dhe bota t’i shohin pamjet historike nga presidenti i 46-të si hynë në Shtëpinë e Bardhë pa prezencën e simpatizantëve”.
