Velloja e madhe e tymit që ka mbuluar Nju Jorkun është kapur në një imazh satelitor të NASA-s. Tymi nga zjarret shkatërruese në Kanada ka arritur në Perëndimin e Mesëm të SHBA, Grenlandë dhe Islandë, madje edhe në Norvegji.
Më shumë se 12 shtete amerikane u alarmuan për cilësinë e ajrit të mërkurën pasi tymi nga qindra zjarre në Kanada u zhvendos më në jug.
Zyrtarët shëndetësorë nga Vermonti në Karolinën e Jugut në Bregun Lindor, por edhe në Ohio dhe Kansas në Midwest, u kanë kërkuar miliona banorëve që të kufizojnë kohën që kalojnë jashtë.
Më shumë se 75 milionë njerëz janë të shqetësuar për paralajmërimet e njëpasnjëshme për valën e tymit që po “mbyt” SHBA-në. Imazhet e frikshme në Nju Jork po bëjnë xhiron e botës dhe po lënë pa frymë pasi për shkak të mjegullës mbizotëruese, rrokaqiejt e tëra janë zhdukur.
Gjithashtu është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme.
