Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët, në emisionin Click Plus në TV21, tha Qeveria e re por e vjetër në përmbajtje në kushte normale e kishte të vështirë të përballet me probleme ekonomike e lëre më tani në kushte të pandemisë.
“Kjo Qeveri në kushte normale e kishte të vështirë të përballet me probleme ekonomike e lërë më tani në kushte të pandemisë. Jam e shqetësuar për këtë fakt dhe mendoj që do të duhet të konsolidohen të gjitha mundësitë për të arritur deri tek do tregues pak më të mirë ekonomik në të ardhmen”, tha Ilire Dauti nga Aleanca për Shqipëtarët në emisionin Click Plus në TV21.
